Krahina mesjetare e Pultit
Apstrakt
Njësia gjeografike, e cila ndër materialet e tanishme administrative njihet si regjioni malor i Pultit, që shtrihet në kahun verior të Drishtit mbi masivin malor Maranaj, është vetëm një territor mjaft i rrudhur i një krahine të gjerë mesjetare që, në vëllimin e shkresave historike, përmendet rreth tetë shekuj më parë. Kundrejt etnikumit shqiptar shfaqet si mjedis i një rëndësie parësore meqenëse brenda saj ndodhen varrezat e hershme të Komanit; shfaqet apelativi “shqiptar” që zëvendësoi më pas nocionin mesjetar arbën; ngrihen katër familje feudale që ndikuan jetën politike të shqiptarëve; krijohen shumica e bashkësive fisnore të veriut; mblidhen normat më të vjetra të së drejtës zakonore dhe shumë tjera në varg. Brenda këtij punimi, diskutohen imtësisht kufijtë e krahinës dhe lloji i popullsisë, dy çështje që jo rrallë kanë qenë objekt i trajtesave subjektive nga ana e studiuesve sllavë, sidomos sa i përket krahut të sipërm dhe lindor të saj.Ključne reči:
Pulti, Polatum, Pilot, krahina, ipeshkëvia, Drishti, Shkodra, Danjo, kufijtë, Maranaj, familjet feudale, Dushmani, Spani, Dukagjini, ZahariaDownloads
Download data is not yet available.
Downloads
Objavljeno
2022-04-01
Kako citirati
Prelvukaj, G. (2022). Krahina mesjetare e Pultit. Gjurmime Albanologjike, (52), 115–134. преузето од https://albanica.al/gjurmealbanlogjike/article/view/6479
Broj časopisa
Sekcija
Studime
Categories
Licenca
Sva prava zadržana (c) 2022 Instituti Albanologjik

Ovaj rad je pod Creative Commons Autorstvo 4.0 Internacionalna licenca.
