Monitorimi i mësimdhënësve në mësim në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë

Autorët

  • Bekim Morina

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v9i2.4864

Abstrakti

Hulumtimi kishte për qëllim të zbulojë praktikat e monitorimit të mësimdhënësve në mësim, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Përmes këtij punimi, kemi synuar të kuptojmë se sa shpesh monitorohen mësimdhënësit në mësim, kush e bën monitorimin, cili është ndikimi në përmirësimin e rezultateve të mësimdhënësve, si i shfrytëzojnë shkollat gjetjet e dala nga monitorimi etj. Për realizimin e hulumtimit, janë përdorur metoda e analizës së dokumentacionit dhe metoda e analizës statistikore, ndërsa instrumentet e përdorura në hulumtim ishin pyetësorët për mësimdhënës, drejtorë të shkollave dhe inspektorë të arsimit. Të dhënat janë analizuar përmes programit EXCEL. Mostrën e përbëjnë 9 komuna të Kosovës, 86 mësimdhënës dhe 25 drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë (nga fshatrat dhe qytetet, të të dyja gjinive, të moshave dhe kualifikimeve të ndryshme), si dhe 5 inspektorë të arsimit. Hulumtimi është i tipit të përzier, sasior dhe cilësor. Rezultat tregojnë se nuk i kushtohet mjaft rëndësi monitorimit të mësimdhënësve në mësim, nuk respektohet legjislacioni që rregullon monitorimin e mësimdhënësve, nuk shfrytëzohen gjetjet për të përmirësuar rezultatet dhe nuk ofrohen mbështetje të mjaftueshme nga shkollat dhe DKA-të për tejkalimin e sfidave. Ndikimi që ka monitorimi në përmirësimin e rezultateve të mësimdhënësve - ngritjen e cilësisë, është i padiskutueshëm, por sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit janë të shumta. Përfundimet dhe rekomandimet mund t’u shërbejnë shkollave, DKA-ve, MASHT-it dhe institucioneve të tjera arsimore, me qëllim të përmirësimit të rezultateve të mësimdhënësve dhe ngritjes së cilësisë në shkolla.

Fjalët kyçe:

shkollë, mësimdhënës, drejtor, inspektor, monitorim, ndikim.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biography

Bekim Morina

Hulumtues për studime socio ekonomike

References

  1. Bey and Holmes, (1992).Mentoring: Contemporary Principles and Issues, University of Georgia.

  2. Charles Lusthaus, M.-H. A. (2005). Përmirësimi i performancës së organizatës.Prishtinë: ADEA.

  3. Fullan, M. (2010). Forca e ndryshimit, Depërtim në thellësinë e reformës arsimore dhe vazhdimi. Tiranë: CDE.

  4. GIZ. (2012). Zhvillimi i kapaciteteve në udhëheqje arsimore - Plani Zhvillimor i Shkollës. Prishtinë.

  5. Head, Reiman dhe Thies-Sprinthall (2002). Journal of Research for Educational Leaders (JREL) Spring, Vol1 Num 2, pp.5-20 Facilitating Groëth of Administrative Practitioners as Mentors.

  6. Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2004). Ligji për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë. Prishtinë.

  7. Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2008). Ligji për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës. Prishtinë.

  8. Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2011). Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës. Prishtinë.

  9. Linda A. Reddy and Christopher M. Dudek, (2014)Teacher Progress Monitoring of Instructional and Behavioral Management Practices: An Evidence-Based Approach to Improving Classroom Practices, International Journal of School &

  10. Educational Psychology, 2.

  11. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2007). Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar. Prishtinë.

  12. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2013). Udhëzimi Administrativ Vlerësimi e Performancës së Mësimdhënësve. Prishtinë.

  13. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2013). Udhëzimi Administrativ Zbatimi i Vlerësimit Profesional të Mësimdhënësve. Prishtinë.

  14. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2014). Udhëzimi Administrativ Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik- Psikologjik në Shkolla. Prishtinë.

  15. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016). Korniza për Sigurimin e Cilësisë së Performancës së Shkollës në Kosovë. Prishtinë.

  16. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016). Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (2017-2021). Prishtinë.

  17. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2016). Udhëzimi Administrativ për Planin Zhvillimor të Shkollave dhe Planin Zhvillimor Komunal të Arsimit. Prishtinë.

  18. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. (2017). Udhëzimi Administrativ për Vlerësimin e Performancës së Institucioneve në Arsimin Parauniversitar. Prishtinë.

  19. Morina, B. (2017), Realizimi i Planit Zhvillimor të Shkollës në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, në disa komuna, Kërkime Pedagogjike, Prishtinë.

  20. Qendra për Arsim e Kosovës. (2002). Disa aspekte të efikasitetit në arsimin e Kosovës. Prishtinë.

  21. Stan Koki (2000), The Role of Teacher Mentoring in Educational Reform, Pacific Resources for Education and Learning.

  22. Portalishkollor.al, Roli i drejtorit në zhvillimin profesional të mësuesit, 10. 01. 2018.

Downloads

Botuar

2024-06-18

Si të citoni

Morina, B. (2024). Monitorimi i mësimdhënësve në mësim në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, 9(2), 26–46. https://doi.org/10.62928/kp.v9i2.4864

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor