Analizë e programeve edukativo-arsimore për fëmijë në televizionet e kosovës (RTK , KTV, RTV21, KLAN KOSOVA)

Autorët

  • Arbnesha Mexhuani

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v9i2.4866

Abstract

Studimi trajton rolin e televizioneve me frekuencë tokësore, RTK, KTV, RTV21 dhe televizionit kabllor KLAN Kosova, në edukimin e fëmijëve të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. Qëllimi i studimit është të identifikojë se deri në cilin nivel televizionet e ndihmojnë edukimin e nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, përmes programeve me përmbajtje edukativo-arsimore, dhe a janë në harmoni me Ligjin e mediave dhe me Kornizën Kurrikulare të Kosovës. Studimit i paraprijnë dy pyetje kërkimore: 1) Deri në cilin nivel e ndihmojnë edukimin shkollor programet edukativo-arsimore në televizione (RTK, KTV, RTV21, KLAN Kosova)? 2.) A janë programet edukativo-arsimore të televizioneve në harmoni me Ligjin për Media dhe me Kornizën e Kurrikulës së Kosovës. Për të analizuar përmbajtjet e programeve edukativo-arsimore që janë në dispozicion për fëmijët, është bërë monitorim përgjatë 36 ditësh, në 24 orë transmetim. Rezultatet tregojnë se nuk ka dallime të mëdha ndërmjet televizionit publik dhe televizioneve private, sa i përket llojllojshmërisë së programeve dhe kohës transmetuese. Radio Televizioni i Kosovës ua kushton 3 orë e 44 minuta në javë apo ( 2,3% ) programeve edukativo-arsimore për fëmijë. Televizioni 21 ua kushton 3 orë e 30 minuta, ( 2,08 %), televizioni KTV nuk ka asnjë program edukativo-arsimor, që transmeton enkas për fëmijë, ndërsa Klan Kosova transmeton 2 orë e 20 minuta, apo 1,39%. Zakonisht programet janë në formë të kuizit - argëtimit dhe prezantimit të aktiviteteve të ndryshme shkollore, që janë në përputhshmëri me Kornizën Kurrikulare të Kosovës, mirëpo shumë pak ndihmojnë edukimin shkollor, ndërsa sa i përket Ligjit për RTK-në, ekzistojnë disa zbrazëtira në ligj, për arsye se nuk ka asnjë nen të veçantë që e përcakton sasinë javore të transmetimit të programeve edukativo-arsimore për fëmijë. Për këtë arsye, Ligji për RTK-në dhe Komisionin e Mediave duhet të obligojë televizionet që të transmetojnë programe edukativo-arsimore, si dhe të aplikojnë standarde të larta profesionale për cilësinë e programeve, pa asnjë përjashtim apo diskriminim të diverziteteve shoqërore dhe personave me nevoja të veçanta. Po ashtu, televizionet me frekuencë tokësore, qoftë publike apo private, të investojnë më shumë në prodhimin e programeve vendore për fëmijë me karakter edukativo- arsimor, sepse, duke iu dedikuar fëmijëve dhe shkollave, mediat mund të kontribuojnë shumë në ndërtimin e një sistemi edukimi pozitiv dhe efektiv në Kosovë.

Keywords:

analizë e përmbajtjeve, edukimi shkollor, Ligji për media , programet edukativo-arsimore, televizionet.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Arbnesha Mexhuani

Hulumtuese në IPK

References

  1. Eron L. (1993). The Problem of Media Violence and Children’s Behavior. New York, NY: Guggenheim Foundation;

  2. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /Nr.5. (2012). Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave. Nr.04/L-44.

  3. Instituti Shqiptar i Medias, (2011). ,,Fëmijët dhe Media”, Tiranë.

  4. Carlsson, Urie (2002.) “Foreword”. In Children, Young People and Media Globalisation, edited by Ceciliavon

  5. Feilitzen and Urie Carlsso, 7-11. Göteborg University, Nordicom: The UNESCO International Clearinghouseon Children, Youth and Media.

  6. Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2012) Ligji për Televizionin RTK Nr.04/l-46. Mars, f. 5.

  7. Komisioni i Pavarur për Media, (2012) Draft Strategjia, Kalimi i transmetimit analog në atë digjital në Republikën e Kosovës.

  8. Musai Bardhyl Godole Jonila, Abdurrahmani Tidita (2011). Edukimi Mediatik. Instituti Shqiptar i Medias. Tiranë. (2011,f. 5).

  9. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë (2011). Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës.

  10. Pereira, S. M. Pinto / Making Sense of TV for Children: (2011) The Case of PortugalCommunication and Society Research Centre, University of Minho, Portugal f. 103. Journal of Media Literacy Education 3:2 101 – 112

  11. Rydin, Ingegerd and Ulrika Sjöberg.( 2010). “From TV Viewing to Participatory Cultures. Reflections on Childhood in Transition. In Children and Youth in the Digital Media Culture, edited by Ulla Carlsson, 87-101. University of Gothenburg, Nordicom: The UNESCO International Clearinghouse on Children, Youth and Media.

  12. Sinani Resul (2011) .Moderatori dhe moderimi në televizionin Universiteti AAB Riinvest. Prishtinë.

  13. Schneider, CY (1989). Children’s Television: The Art, the Business, and How it Works. Illinois: NTC Business Book.

  14. Victor C. Strasburger, and Edward Donnerstein, (2013) Children, Adolescents, and the Media: Issues and Solutions (RewiewArticlef.135).

  15. (https://sq.wikipedia.org/wiki/RadioTelevizioni i Prishtinës

  16. (https://www.google.com/Analiza,televizijskih programe za decu u Srbiji Novembar+2014)

Downloads

Published

2024-06-18

How to Cite

Mexhuani, A. (2024). Analizë e programeve edukativo-arsimore për fëmijë në televizionet e kosovës (RTK , KTV, RTV21, KLAN KOSOVA). Kërkime Pedagogjike, 9(2), 65–96. https://doi.org/10.62928/kp.v9i2.4866