Analiza e teksteve shkollore të letërsisë shqipe në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë

Autorët

  • Safete Statovci –Shala

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v9i2.4868

Abstract

Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë tekstet shkollore të letërsisë në procesin edukativo-mësimor dhe qëndrimet e mësimdhënësve për cilësinë e teksteve shkollore të letërsisë, përputhshmërinë me planin dhe programin mësimor, pajisjen me detyrat, pyetjet, përshkrimet, shembujt, fjalët e panjohura të mjaftueshme, ndikimin e tyre në formimin kulturor të nxënësit dhe përfshirjen e sugjerimeve të prindërve në hartimin dhe vlerësimin e teksteve shkollore. Popullacionin e këtij hulumtimi e përbëjnë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta, nga shtatë rajone të Kosovës. Mostrën e përzgjedhur e përbëjnë 80 mësimdhënës të gjimnazeve dhe 46 mësimdhënës të shkollave profesionale, të 21 komunave të Kosovës. Për realizimin e këtij studimi janë përdorur pyetësorë për mësimdhënës të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale me pesë shkallë Likert, nga 1= Aspak nuk pajtohem deri në 5 = Plotësisht pajtohem. Janë përdorur metoda e analizës teorike, metoda deskriptive, krahasimtare, pastaj metoda induktive e deduktive, si dhe ajo statistikore. Tekstet ekzistuese të letërsisë për të gjitha shkollat e gjimnazit, si dhe të shkollave profesionale, me gjithë faktin se kanë një nivel të pranueshëm profesional, shkencor e teknik, dhe kanë një traditë përdorimi, ngase hartuesit e tyre në masën më të madhe i kanë pasur parasysh dhe i kanë respektuar kërkesat e kurrikulumit, ato i përcjellin edhe lëshimet. Duke pasur parasysh ndryshimet e vazhdueshme në sistemin arsimor në Kosovë, në hartimin e politikave, strategjive, Planeve Strategjike dhe Kurrikulës së re, janë të domosdoshëm edhe vlerësimi dhe rishikimi i teksteve shkollore. Rezultatet e këtij studimi pritet të ndikojnë në rishikimin dhe ndryshimin e teksteve shkollore, zvogëlimin e të metave që kanë tekstet shkollore dhe përfshirjen më të madhe të periudhave letrare dhe disa shkrimtarëve shqiptarë të periudhave të ndryshme.

Keywords:

analiza, hartimi, teksti letrar, tekstet shkollore.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Safete Statovci –Shala

Hulumtuese në IPK

References

  1. Fullan, M. (2001). Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim. Tiranë.

  2. Garo, S. (2008). Mësimdhënia bashkëkohore. Tiranë.

  3. Hamiti, S. (2010). Letërsia e vjetër shqiptare. Klasa e dhjetë. Prishtinë.

  4. Bytyqi, S. (2008). Letërsia në shkolla dhe në fakultete, Prishtinë.

  5. Marashi, A. (2009). Letërsia botërore. Klasa e njëmbëdhjetë, Prishtinë.

  6. Hamiti, S. (2005). Letërsia moderne bashkëkohore. Klasa e dymbëdhjetë, Prishtinë.

  7. Ramaj, A. (2001). “Formësimi Didaktik i lëndës në tekstin mësimor”. Libri shkollor, Prishtinë.

  8. Dado, F. ( 2005). “Probleme metodologjike të vlerësimit të letërsisë së sotme”, Prishtinë.

  9. Kuvendi i Republikës së Kosovës. (2011) Ligji, Nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.

  10. Kuvendi i Kosovës (2006), Ligji për Botimin e Teksteve Shkollore, Materialeve Mësimore.

  11. MASHT ( 2007). Ligji për botimin e teksteve shkollore, Prishtinë.

  12. MASHT, (2011). Korniza e Kurrikulës e arsimit parauniversitar të Republikës së Kosovës, Prishtinë.

  13. MASHT, (2011). Standarde për tekstet shkollore, Prishtinë.

  14. MASHT, (2003). Plani dhe programi mësimor 10, Prishtinë.

  15. MASHT, (2004). Plani dhe programi mësimor 11, Prishtinë.

  16. MASHT, (2005). Plani dhe programi mësimor 12. Prishtinë

  17. MASHT, (2016). Kurrikula e Kosovës, Kurrikula Bërthamë, Për arsimin e mesëm të lartë të Kosovës, ( Gjimnazet-klasa X,XI,XII) (E rishikuar).

  18. MASHT, (2018). Kurrikula lëndore/programet mësimore, klasa e dhjetë, Prishtinë.

  19. MASHT, (2018). Kurrikula lëndore/programet mësimore, klasa e njëmbëdhjetë,Prishtinë.

  20. MASHT,(2018). Kurrikula lëndore/programet mësimore. klasa e dymbëdhjetë (Draft), Prishtinë

  21. MASHT, (2016). Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021, Prishtinë.

  22. Materialeve për Lexim dhe Dokumentacionit Pedagogjik. nr. 02/L-67, Prishtinë.

  23. Rexhepi, N. ( 2002). “Letërsia shqipe në tekstet shkollore të Kosovës” 1945-1990. Prishtinë.

  24. Bytyqi, S. (2008). ,,Të metat e një teksti”. IAP, Prishtinë.

  25. Zherar, F,M. & Rozhje, K. Hartimi dhe vlerësimi i teksteve shkollore I. II. III. Tiranë.

  26. Materiale nga interneti:

  27. http:// www.ef.uni-lj.si (shkarkuar më 12 dhjetor,2017).

  28. http:// www.doba.si (shkarkuar më 05 shkurt 2018).

  29. http://www.open.ac.uk (shkarkuar më 25 mars 2018).

  30. http://www.cded.uni-mb.si (shkarkuar më 26 qershor 2018).

Downloads

Published

2024-06-18

How to Cite

Shala, S. (2024). Analiza e teksteve shkollore të letërsisë shqipe në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, 9(2), 126–146. https://doi.org/10.62928/kp.v9i2.4868