Ndikimi i moshës së edukatoreve në cilësinë e punës me fëmijët e moshës 0-3 vjeç
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v9i2.4869Abstract
Qëllimi i këtij studimi është vëzhgimi dhe vlerësimi i punës së edukatoreve të moshës mbi 55 vjeç, të cilat punojnë me fëmijët 0-3 vjeç, dhe niveli i cilësisë së punës së tyre. Që përmbajtja dhe rezultatet e këtij punimi të jenë më të plota dhe më konkrete, kemi shqyrtuar burime teorike/literaturë të kësaj fushe problemore dhe kemi realizuar procesin e vëzhgimit të punës së edukatores përgjatë aktiviteteve me fëmijët 0-3 vjeç, që në mënyrë sa më objektive të arrijmë tek konkludimet. Në kuadër të kësaj çështjeje, punimi përmban shqyrtime më të përgjithshme teorike dhe të dhëna empirike, me specifikat kyçe të reflektimit të edukatores, përgjatë kujdesit ndaj fëmijëve, si: mjedisi dhe klima e përshtatshme për fëmijët e moshës 0-3 vjeç, motivimi dhe aktivizimi i fëmijëve, zbatimi i fleksibilitetit dhe strategjive sipas nevojës, vëzhgimi i fëmijës dhe identifikimi i nevojave individuale të tij, raporti i afërt dhe trajtimi emocional i fëmijës, komunikimi përmes gjuhës joverbale-shprehjes/gjuhës së trupit, zbatimi i lojës së strukturuar dhe spontane,përkujdeset për sigurinë, zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Përderisa të dhënat teorike na ofrojnë informacione për vlerën dhe rëndësinë e pakompenzueshme të trajtimit të duhur të fëmijëve 0-3 vjeç dhe sipas nevojave specifike të tyre, të dhënat empirike nxjerrin në pah faktet, se sa edukatoret tona, të moshës 55-65 vjeçe, kanë gatishmëri, kapacitete dhe mundësi fizike të kujdesen për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve të moshës më të hershme. Instrument për realizimin e hulumtimit në terren kemi pasur protokollin e vëzhgimit, instrument ky i pastandardizuar, por i përpiluar bazuar në pyetjet kërkimore dhe në objektivat që janë synuar të arrihen. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë që edukatoret e moshave mbi 55 vjeç, pavarësisht kapaciteteve profesionale, nuk kanë gatishmërinë e mjaftueshme fizike as emocionale, që të merren me fëmijët e moshës më delikate, 0-3 vjeç. Këto fakte përforcojnë nevojën që çështja e moshës së madhe të edukatoreve që punojnë me fëmijët 0-3 vjeç duhet të trajtohet me seriozitet nga të gjithë kompetentët që merren me zhvillimin, mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve 0-3 vjeç. Sepse fëmijët nën përkujdesjen e një 63 apo 65-vjeçareje, përveçqë nuk janë të trajtuar profesionalisht , ata mund të jenë edhe në rrezik permanent, pasi që ata kanë shumë nevojë, përveç tjerash, për përkujdesje të posaçme fizike, e cila edukatoren e kësaj moshe e vë në vështirësi të mëdha.Keywords:
edukimi parashkollor, mosha e edukatores, fëmijët e moshës 0-3 vjeç, zhvillimi i fëmijës.Downloads
References
-
Hoxha, Cekani, E., 2010, Botimi i tretë, ,,Libri i mësueses së arsimit parashkollor” Polis, Tiranë
-
KEDP, ,,Libri me udhëzime për situatat me nxënësin në qendër”Botimi i III-të, ,
-
Menaxhimi i klasës ,2018,,Modul trajnimi për kujdestar dhe edukator që punojnë me fëmijët 0-3 vjeçar”- UNICEF
-
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologisë, 2008, Ligji për arsimin në komunat e Kosovës
-
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,2015, ,,Udhëzues praktik për zbatimin e dokumentit të Standardeve të Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme0-6 vjet”
-
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, 2006, ,,Kurrikula për edukimin parashkollor 3-6 vjet”
-
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, 2006 ,,Ligji për edukimin parashkollor”
-
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, 2006 ,,Standardet e përgjithshme të edukimit parashkollore 3-6 vjet”
-
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ,2011, ,,Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6vjet”.
-
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,2010, ,,Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës 2017-2021” (PSAK)
-
Montesori,Maria, 2009,,Zbulimi i fëmijës-Pedagogjia shkencore për kopshtet”
-
Nikoliq, Stanisha ,2010 “Bota e psikës fëmijërore”
-
Novara, Daniele, 2008, ,,Majeutika Edukative-Metodologji pedagogjike inovative në Qendrat Edukative për Fëmijë”
-
Rukiqi, Shpend ,2014, ,,Mësimdhënia kreative”
-
Selmani, Lefter & Zisi, Aurela, 2006, ,,Konceptimi dhe organizimi i veprimtarisë mësimore - edukative në arsimin parashkollor”
-
Smardar,Moshel (2014), ,,Early childhood education as a means for reducing inequality”
-
Shala, Merita-2015 ,,Vlerësimi i problemeve emocionale dhe të sjelljes tek fëmijët e moshës 2-5 vjeçare në Kosovë që ndjekin një program të edukimit parashkollor”.
-
Udhëzim Administrativ-,2015, ,,Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm”-MASHT.
-
Vadahi, Fatmir, 2002, ,,Pedagogjia parashkollore”, Shkodër,
-
Voughan Maureen Samms, 2010, ,,Improving early childhood development 0-3 year olds”
-
Woods Peter, 1995, ,,Philadelphia,,Teachers kreative in primary school”.
-
World Child Kosova, 2017, ,,Aktivitetet kreative”, Prishtinë
-
(http://missbonus.ru/sq/lev-vygotskii-o-vospitanii-detei-v-rannem-detstve-nikto ne-ymeet-lgat/
-
https://www.amazon.com/Child-Development-Laura-Berk ebook/dp/B0080K3KX6
-
https://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/1350293X.2011.574404
-
https://www.montessoritraining.net/diploma-programs/infant-toddler-0-3/curriculum-samples
-
https://www.healthlinkbc.ca/healthlinkbc-files/child-development-birth-3-years

http://michaelolaf.net/BirthTwoToThree.html