Studimet gjuhësore përqasëse dhe ndihmesa e tyre në mësimin e gjuhëve të huaja
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi2.4374Abstract
Roli që luan gjuha amtare (gj.a) në procesin e të nxënit të gjuhës së huaj (gj.h) është objekt i shkrimit. Një aspekt i këtij roli është edhe përdorimi i dobishëm në mësimdhënien e gj.h i të dhënave të nxjerra prej studimeve përqasëse të shqipes si gj.a me gjuhët e huaja. Dobia e përdorimit në mësimdhënie e të dhënave të nxjerra prej krahasimit shihet në disa plane: (a) nga këndvështrimi i mësuesit e metodistit, d.m.th. nevoja e njohjes mirë të sistemit të dy gjuhëve, amtare dhe të huaj, e ngjashmërive dhe dallimeve midis tyre, si dhe aftësia e përdorimit të tyre si ecuri didaktike gjatë të nxënit; (b) nga këndvështrimi i autorit të tekstit e të materialeve mësimore, d.m.th. përzgjedhja e këtyre të dhënave, dhe përshtatja e tyre në varësi të shkallës së vështirësisë, si edhe shkallëzimi i tyre në tekst; (c) nga këndvështrimi i autorit të programit e kurrikulës, në përzgjedhjen si të dallimeve midis dy gjuhëve, ashtu edhe të ngjashmërive; (ç) nga këndvështrimi i specialistit të vlerësimit, gjatë përpilimit të testeve vlerësuese dhe, mbi të gjitha, (d) nga këndvështrimi i nxënësit, për të realizuar një të nxënë të vetëdijshëm. Shkrimi është mbështetur mbi kontribute të autorëve të huaj e veçanërisht shqiptarë në këtë fushë, dhe shoqërohet me një bibliografi të pasur e të specializuar.Keywords:
përqasëse, krahasim, mësimdhënie, gjuhë e huaj, mësues, program, test, autor teksti.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2024-05-10
How to Cite
Fida, A. (2024). Studimet gjuhësore përqasëse dhe ndihmesa e tyre në mësimin e gjuhëve të huaja. Optime, (2), 119–127. https://doi.org/10.55312/op.vi2.4374



