Krimi ndërkufitar dhe bashkëpunimi rajonal i parandalimit të tij

Autorët

  • Nikoll Rica
  • Dhurata Islambejo

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi1.4548

Abstract

Nëpërmjet kësaj teme synojmë të përcillet tek lexuesi informacion mbi veprat penale që mund të kryhen nëpërmjet kufirit shtetëror, veçoritë e ndjekjes penale, zbulimit, parandalimit dhe ndëshkimit të autorëve, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal për parandalimin e kësaj veprimtarie. Këto lloj krimesh janë të ndeshura me kohë në vendin tonë, kanë karakter ndërkombëtar dhe sjellin pasoja tepër të rënda për jetën e qytetarëve, stabilitetin, rendin dhe sigurinë kombëtare, por dekadën e fundit konstatohet shtimi i kësaj veprimtarie. Me interes për lexuesin do të jetë trajtimi i konceptit mbi menaxhimin e integruar të kufirit në Ballkanin Perëndimor, si dhe analiza juridike e veprave penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe mjeteve motorike, falsifikimin e dokumenteve, kalimin e paligjshëm të kufirit, dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, etj. Aspekti i analizës juridike të ligjit material do të trajtohet i lidhur ngushtë me veprimtarinë procedurale penale, si dhe detyrat që kryen Departamenti i Policisë së Kufirit dhe Migracionit për investigimin e kësaj veprimtarie. Gjithashtu, do të trajtohet bashkëpunimi i strukturave të policisë në planin dypalësh dhe rajonal për menaxhimin e integruar të kufijve shtetërorë, me synim krijimin e një koncepti më të qartë mbi shkëmbimin e informacionit kriminal, realizimin e operacioneve të përbashkëta, si dhe sekuestrimin e mjeteve që kanë shërbyer për realizimin e veprimtarisë kriminale. Bashkëpunimi ndërkufitar do të trajtohet i lidhur ngushtë me zhvillimin e teknologjisë dhe programet e përbashkëta që po realizohen me vendet fqinjë, kryesisht në vendkalimet kufitare për kontrollin e personave dhe të mjeteve. I gjithë procesi do të studiohet në planin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Keywords:

Menaxhim i integruar i kufirit; siguria kufitare; bashkëpunim ndërkufitar; parimet dhe standardet bazë të kufirit; informacioni kriminal.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Direktiva të Këshillit të Europës. Viti 2004. Paragrafi 83.

  2. Rregullorja e Këshillit të Europës, 343/2003/ EC (Dublin II); kapitulli i dytë, faqe 87.

  3. Manual i zbatimit të ligjit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”. Përgatitur nga Qendra Ndërkombëtare për zhvillimin e

  4. Politikës së Migrimit (ICMPD), Vjenë, Austri, faqe 141.

  5. Manual trajnimi për forcat e ligjit dhe anëtarët e gjyqësorit në luftë kundër migracionit dhe kontrabandimit të emigrantëve për rajonin

  6. e Ballkanit Perëndimor. Programi CARDS. Shtator 2006. Faqe 129.

  7. Rregullorja e Komisionit Europian. 1560/2003/ EC (Dublin II); faqe 17.

  8. Peter BRYANT “Migracioni i parregullt, kontrabandimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore”. Viti 2005, faqe 88.

  9. Ligji nr 9861 datë 24.01.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Neni 6.

  10. Ligji nr. 9749, datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit”. Neni 46.

Downloads

Published

2024-05-22

How to Cite

Rica, N., & Islambejo, D. (2024). Krimi ndërkufitar dhe bashkëpunimi rajonal i parandalimit të tij. Optime, (1), 74–83. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4548

Numër

Section

Shkenca Shoqërore

Categories