Mbi fillesat e arsimit dygjuhësh në Shqipëri

Autorët

  • Elida Begaj

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi1.4557

Abstract

Në fokus të këtij punimi janë disa të dhëna të ndeshura në dorëshkrime dhe disa modele shollash në të cilat mësimet janë dhënë në më shumë se në një gjuhë. E veçanta e këtij modeli shkollash është e formimi i tyre, nisur nga qëllime fetare dhe që në përbërje kanë nxënës që kanë shqipen si gjuhë amtare. Punimi synon të bëjë një renditje kronologjike të shkollave në fjalë. Në këto shkolla është përdorur italishtja dhe shqipja krahas gjuhës latine. Janë vjelë të dhëna prej modele shkollash të cilat, edhe pse janë formuar për qëllime fetare, në përbërje përfshijnë nxënës që e kanë shqipen si gjuhë amtare. Italishtja apo gjuhët e tjera janë mësuar si gjuhë të huaja në nisje të ciklit mësimor e më pas është vazhduar me modelet shkollash të cilat e kanë konsideruar mësimin e gjuhës së dytë jo thjesht si njohuri gjuhësore, por si çelës për të zhvilluar të njëjtën trajtesë mësimore në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera. Gjurmët e para të këtij modeli shkollimi i hasim prej viti 1629 në Lezhë, të dhënat pasurohen edhe me shkolla të tjera jashtë kufijve, edhe pse në fillimet e tyre këto shkolla lidhen tërësisht me qëllime fetare, siç ishte kolegji i Shën Adrianit.

Keywords:

dëshmi, gjuhë amtare, gjuhë e huaj, arsim dygjuhësh, religjion,

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shuteriqi, Dh. S. (2005). Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879-1800, f. 195.

  2. Demiraj, B. (2007). Giorgio Guzzetta e le origini della filologia italo- Albanese. International Journal of Diachronic Linguistics and Linguistics Recostructions. F. 64- 65.

  3. Martino, C. (2007). “S. Demetrio Corone” Il Monastero di S. Adriano e gli Arbëreshë. Besa – Fede/ Roma , f. 2- 3.

  4. Fondi 24, Dosja 53, fl 18, 19A.Q.SH. Të dhënat janë të Tipografisë Monteleone (Tipografia Passafaro) nell’ Orfanotrofio Provialio e në botimin Memoria “COLLEGIO ITALO GRECO CORSINI DI SANT’ ADRIANO IN S. Demetrio CORONE (PROVINCIA DI COZENCA).

  5. Koliqi, H. (2001). Historia e arsimit shqiptar. f,159, 253.

  6. Fondi 24, Dosja 7, fl. 11.

  7. E. Deusch, Das k (u) k. Kultusprotektorat im albanischen Siedlungsgebiet, Böhlau, Wien-Köln-Weimar, 2009, f. 485 v.

Downloads

Published

2024-05-22

How to Cite

Begaj, E. (2024). Mbi fillesat e arsimit dygjuhësh në Shqipëri. Optime, (1), 138–147. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4557

Numër

Section

Shkenca Shoqërore

Categories