Epidemiologjia e covid-19 në Shqipëri
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.v12i1-2.51Abstrakti
Përmbledhje
Koronaviruset janë patogjenë të rëndësishëm në njerëz dhe kafshë. Në Dhjetor 2019, pneumonia me shkak të panjohur ndodhi në Wuhan, Provinca Hubei, Kinë. Më 7 janar 2020, një koronavirus i ri, i quajtur si sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes coronavirus-2 (SARS-CoV-2), u identifikua në mostrën e shtupës së fytit të një pacienti. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sëmundjen epidemike të shkaktuar nga SARS-CoV-2 si sëmundje koronavirus 2019 (COVID-19). Aktualisht, COVID-19 është përhapur gjerësisht në botë, duke prekur më shumë se shtatëdhjetë vende. Kina, me një barrë të madhe të kësaj sëmundjeje, ka marrë masa të forta për të kontrolluar përhapjen dhe për të përmirësuar shkallën kurative të COVID-19.
Qëllimi: Vlerësimi i situatës epidemiologjike Sars Cov2 në Shqipëri.
Metodologjia: Investigim deskriptiv bazuar në raportimet ditore dhe mujore nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Investigimi ka konsistuar në vlerësimin e niveleve të incidencës në nivel vëndi gjatë periudhës Mars-Shtator, nivelet e incidencës sipas rajoneve si dhe vlerësimin e nivelit të vdekshmërisë si pasojë e infektimeve me virusin COVID-19.
Rezultate dhe diskutime: Numër i ulët testimesh – mangësi në gjurmimin e rastit; Mos zbatim i protokolleve nga popullata pas heqjes së karantinës; R ritja e niveleve të inci dencës me heqjen e kufizimeve (Qershor/2020 e në vazhdim) Nivel i lartë i vdekshmërisë por më i ulët krahasuar me vëndet e rajonit.