Çrregullimi i stresit post-traumatik tek fëmijët e abuzuar seksualisht

Autori

  • Eglantina Dervishi

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.4376

Abstract

Qëllimi i këtij studimi është të hulumtojë mbi çrregullimin e stresit post-traumatik tek fëmijët dhe adoleshentet e abuzuar seksualisht. Evidentimi i formave të shfaqjes së këtij çrregullimi tek fëmijët dhe mënyrat e trajtimit të tyre do të jenë në qendër të këtij studimi. Metoda e përdorur për të realizuar këtë studim do të jetë një shqyrtim i literaturës mbi çështjen në fjalë duke iu referuar revizionimit të artikujve që fokusohen tek kjo kategori moshore. Për këtë qëllim janë përzgjedhur vetëm artikuj që kanë në fokus fëmijët e abuzuar seksualisht të cilët janë trajtuar për çrregullim të stresit post-traumatik. Rezultatet e studimit përcaktojnë se të gjitha format e abuzimit mund të lënë pasoja tek fëmijët, madje stresi post-traumatik është gjuha me të cilën komunikojnë shqetësimin viktimat e tyre në formën më tipike. Abuzimi seksual si një ndër format e shumta të abuzimit është ndër më të rëndat dhe që shkakton pasoja të pakthyeshme tek një kategori fëmijësh. Në konkluzion mund të themi që stresi post- traumatik tek fëmijët e abuzuar seksualisht mund të shfaqet përmes formave më të agravuara të simptomave psikologjike dhe psikiatrike dhe madje për rikuperimin dhe rehabilitimin e fëmijës në disa raste trajtimi farmakologjik shihet si zgjidhja më e mirë për fëmijën.

Parole chiave:

Çrregullim i stresit post-traumatik, fëmijë, abuzim seksual, traumë psikologjike, trajtim.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Biografia autore

Eglantina Dervishi

Departamenti Psikologji-Pedagogji, Fakulteti shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës

Downloads

Pubblicato

2024-05-10

Come citare

Dervishi, E. (2024). Çrregullimi i stresit post-traumatik tek fëmijët e abuzuar seksualisht. Optime, (2), 134–139. https://doi.org/10.55312/op.vi2.4376

Fascicolo

Sezione

Artikuj

Categorie