Rugova: Kryengritja dhe masakra 1918-1919

(Rugova: Kryengritja dhe masakra 1918-1919), Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2022, 418 f.)

Autorët

  • Bedri Muhadri

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3738

Abstrakti

Libri “Rugova: kryengritja dhe masakrat më 1918-1919” është përmbledhje e kumtesave të studiuesve nga trevat mbarëshqiptare, që përfshin një periudhë interesante për historinë e krahinës së Rugovës, 1912-1920. Shikuar nga aspekti përmbajtjesor, në materialet, 100-vjetori i kryengritjes dhe i masakrës së Malit të Zi dhe të Serbisë në Shtupeq dhe në katunde të tjera të Rugovës, më 1919, janë trajtuar elemente të historisë politike, etnike, kulturore-arsimore, ekonomike, sociale, fetare etj. Studiuesit, me referatet e tyre, duke u bazuar në dokumente autentike të kohës, pasqyruan në mënyrë të hollësishme masakrat e kryera nga ushtria e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi, kundër popullsisë civile e të pafajshme shqiptare në katundet e Rugovës. Në kuadër të kumtesave janë paraqitur të dhëna të detajuara për masakrat e kryera nga Serbia dhe Mali i Zi në Shtupeq dhe në katunde të tjera të Rugovës. Në këtë përmbledhje studimesh kanë kontribuar studiues të njohur, shumica nga qendrat tona universitare: Arben Arifi, Binak Ulaj, Elinda Dibra (Ramadani), Fatmira Musaj, Fitim Rifati, Hakif Bajrami, Haki Kasumi, Isamedin Azizi, Limon Rushiti, Luan Tetaj, Lush Culaj, Mark Palnikaj, Nail Draga, Nikollë Loka, Dom Nikë Ukgjini, Qerim Lita, Rudina Mita, Shyqyri Hysi dhe Zymer Ujkan Neziri.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-01-22

Si të citoni

Muhadri, Bedri. 2024. “Rugova: Kryengritja Dhe Masakra 1918-1919: (Rugova: Kryengritja Dhe Masakra 1918-1919), Prishtinë: Instituti I Historisë ‘Ali Hadri’, 2022, 418 f.)”. Kosova 48 (48). Prishtinë, Kosovë:389-93. https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3738.

Numri

Seksioni

Recension