Ibrahim Mansur Efendiu dhe Shqipëria nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi24-25.5059Abstract
Botimi i përgatitur nga Mr. Shefki Luma, “Ibrahim Mansur Efendiu dhe Shqipëria nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës”, doli nga shtypi në vitin 2002. Objekt i këtij botimi janë kujtimet e një francezi nga Strazburgu me emrin Samson Serfbir, i cili për të përmbushur një mision diplomatik në dobi të shtetit të tij, mori rrugën për në vendet e lindjes. Në rrugë e sipër ai ra në duart e Ali Pashë Tepelenës dhe mbeti për vite të tëra mysafir i tij. Në këtë kuptim, botimi i kujtimeve paraqet interes të posaçëm, sepse në të kanë zënë vend dëshmitë e një udhëtari perëndimor që jetoi për shumë kohë pranë oborrit të Pashait të Janinës dhe që pa nga afër doket e zakonet e bano- rëve, jetën ekonomiko - shoqërore, zhvillimet politike, marrëdhëniet ndëretnike në këtë pashallëk etj.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2024-07-24
How to Cite
Shatri, Muhamet. 2024. “Ibrahim Mansur Efendiu Dhe Shqipëria nën Sundimin E Ali Pashë Tepelenës”. Kosova, no. 24-25 (July). Prishtinë, Kosovë:239-331. https://doi.org/10.62609/ks.vi24-25.5059.
Numër
Section
Artikuj
