Qytetet bregdetare shqiptare dhe Venediku gjatë viteve 1468-1571

Autorët

  • Teuta Sh. Peli

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v12i35-36.5215

Abstract

eriudha pas vdekjes së Skënderbeut, paraqet një etapë të re në historinë e qyteteve bregdetare shqiptare. Sundimi venedikas i vendosur në këto qytete në fund të shek. XIV dalëngadalë po dobësohej gjithnjë e më shumë, duke e humbur rëndësinë që kishte pasur dikur.
Në periudhën kohore 1468-1571. sa ju përket marrëdhënieve shqiptaro-venedikase, edhe pse vërehet një interesim dhe angazhim i Republikës së Venedikut për përkrahjen e luftës kundër osmanëve, megjithatë Republika e Venedikut edhe përkundër disa veprimeve që i ndërmori nuk u përkushtua seriozisht jo vetëm në mbrojtjen e zotërimeve të saja që tashmë i kishin mbetur në Shqipëri, por as nuk e përkrahu luftën e popullit shqiptar kundër vendosjes së sundimit osman.
Pas vdekjes së Skënderbeut fushatën e parë që osmanët e ndërmorën ndaj Shqipërisë ishte ajo e vitit 1474, dhe si pikësynim të tyre kishin qytetin e Shkodrës i cili në atë kohë ishte kryeqendër e zotërimeve venedikase në Shqipëri.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-03

How to Cite

Sh. Peli, Teuta. 2024. “Qytetet Bregdetare Shqiptare Dhe Venediku Gjatë Viteve 1468-1571”. Kosova 12 (35-36). Prishtinë, Kosovë:73-80. https://doi.org/10.62609/ks.v12i35-36.5215.

Numër

Section

Artikuj