Kosova në rrjedhat historike nga shek. XI deri në vitet e 60-ta të shek. XIV
Kosova pushtimet bullgare dhe bizantine
Abstrakti
Historia antike e Kosovës nisi me krijimin e shtetit të Dardanisë në shekullin IV p. e .s. Shteti i Dardanisë kishte territor qendror në
Kosovën e sotme. Dardania u pushtua nga romakët kah fundi i shekullit të parë para erës sonë. Me rënien e pjesës perëndimore të Perandorisë Romake në vitin 476 të erës sonë, territori i Dardanisë u gjend nën sundimin e pjesës lindore të Perandorisë së quajtur Bizantine (ishte trashëgimtare e Perandorisë Romake), duke ruajtur për disa shekuj elementet e përbashkëta latine si titujt, gjuhën zyrtare, organizimin shtetëror deri në dinastinë Heraklite (610-711).