Shoqëritë shqiptaro-jugosllave në industri dhe rolii tyre për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë (1946-1948)
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v12i35-36.5237Abstract
Në përputhje me objektivat e planeve njëvjeçare, u krijuan në Shqipëri disa ndërmarrje të bazuara në kapitale shtetërore të përziera, (shqiptar e jugosllav), të njohura ndryshe si shoqëri (ndërmarrje) të përbashkëta. Në përvojën e zhvillimit të ekonomisë botërore, këto njihen si shoqëri anonime. Por, organizimi e funksionimi i tyre, s’kishte asgjë të përbashkët me modelin e organizimit socialist të ndërmarrjeve.
Këto të fundit u krijuan e vepruan për interesat ekonomike e politike të Beogradit, i cili në këto vite gazonte statusin e aleatit strategjik, në politikën e jashtme të shtetit shqiptar.
