Përpjekjet për prezantimin e çështjes së Kosovës në Lidhjen e Kombeve në vitet ’20

Yazarlar

  • Marenglen Verli

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5331

Özet

Lidhja e Kombeve ishte sprova e parë serioze që njerëzimi, në një fazë të avancuar të emancipimit të vet, bënte drejt integrimit shumëdimensional dhe konkludonte për domosdoshmërinë e një forumi ndërkombëtar. Ideja e bashkëpunimit mbi bazën e respektimit reciprok dhe rregulla loje të përcaktuara e të njëjta për të gjithë, sillte një mundësi të re për raportet ndërkombëtare. Lufta e Parë Botërore e zhvlerësoi shumë në sytë e popujve elitën politike botërore të kohës, kurse Konferenca e Paqes e Versajës tregoi se parimet mbi të cilat ndërtoheshin marrëdhëniet midis shteteve, nëse nuk përmirësoheshin, nuk do të mund të shërbenin që të garantohej për të ardhmen një paqe e qëndrueshme. Pikërisht me idenë e integrimit dhe zgjidhjes kolegjiale të mosmarrëveshjeve, të shtyrë pëipara nga dëshira e mbarë njerëzimit për paqe, mirëkuptim, bashkëpunim e prosperitet, u vu në lëvizje forumi i jashtëzakonshëm ndërkombëtar, që u quajt Lidhja e Kombeve. Të dobëtit dhe të vegjëlit, por edhe të fortët e të mëdhenjtë, kishin nevojë për të, së pari për idetë që bartte, prandaj pas Luftës së Dytë Botërore, nga hiri i saj si feniksi, lindi OKB, e cila u angazhua për të çuar më tej parimet dhe vlerat më të mira të Lidhjes së Kombeve.

Shqipëria, siç dihet, kërkoi të pranohej në Lidhjen e Kombevc në tctor 1920, gjë që u realizua më 17 dhjetor të po atij viti. Po të llogaritet situata c momentit, suksesi ishte i dyfishtë. Garantohej shteti shqiptar i 1913-ës, i rrezikuar seriozisht në vitet 1913 - 1920 dhe hapeshin mundësitë për të apeluar gradualisht kërkesat për zgjidhjen e një morie problcmesh që shqetësonin ende kombin shqiptar të copëtuar, të neglizhuar, të paragjykuar, madje të llogaritur për theori e sakrifica të rcja në interes të kompromiseve bilaterale e multilatérale të palëve të tjera, prezente në rajon ose me interesa aty.

İndirmeler

İndirme verileri henüz mevcut değil.

İndir

Yayınlanmış

2024-09-13

Nasıl Atıf Yapılır

Verli, Marenglen. 2024. “Përpjekjet për Prezantimin E çështjes Së Kosovës Në Lidhjen E Kombeve Në Vitet ’20”. Kosova, sy 27 (Eylül). Prishtinë, Kosovë:91-96. https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5331.

Sayı

Bölüm

Artikuj