Protestat e shqiptarëve dërguar Konferencës së Versajës
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5332Özet
Shqiptarët do të përfaqësoheshin në Versajë me disa delegacione, ku kryesori ishte ai i Qeverisë së Durrësit, i përbërë nga: Turhan Pasha Përmeti, Imzot Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Luigj Gurakuqi, Mihajl Turtulli dhe Mustafa Kruja. Atë Gjergj Fishta u përfshi në delegacion si ekspert. Kërkesat e delegacionit shqiptar ishin për njohjen e Shqipërisë brenda kufijve të saj etnikë.Gjithashtu, masat e zakonshme popullore iu drejtuan Konferencës së Paqes duke shprehur indinjatën e tyre të thellë kundër tradhtisë së Esad Toptanit dhe kundër atyre shteteve që favorizonin ndarjen e territoreve shqiptare.
