Toleranca fetare si fenomen specifik shqiptar

Autorët

  • Shaban Dervishi

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5335

Abstract

Fenomeni shqiptar i tolerancës fetare është produkt i historisë dhe i unitetit të një morie faktorësh kompleksë. Me shndërrimin e islamizmit në fe mbizotëruese u krye ndarja e dytë e madhe fetare e popullit tonë. Qysh nga ajo kohë shqiptarët u përkasin tri besimeve të ndryshme religjioze: katolicizmit, ortodoksizmit dhe myslimanizmit. Pavarësisht nga kjo ata kanë bashkëjetuar në paqe dhe në harmoni të plotë fetare. Marrëdhëniet midis të krishterëve e myslimanëve dhe derivateve të tyre respektive kurdoherë janë karakterizuar nga mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe ndihma reciproke. Besimtarët e të tri komuniteteve fetare i janë gjendur njeri-tjetrit në kohë të mira dhe në kohë të keqija, me ditë gëzimi dhe hidhërimi, në festë dhe në zi. Katolikët sikurse ortodoksët asnjëherë nuk e kanë ndjerë veten pakicë të nëpërkëmbur, të diskriminuar dhe të poshtëruar nga shumica myslimane. Po kështu, në historinë tonë kombëtare nuk njihen raste të të parit të myslimanëve nga të krishterët me dyshim e mosbesim, si njerëz të këqinj e të rrezikshëm thjeshtë vetëm se i përkasin një besimi apo feje tjetër. Po kaq e vërtetë është dhe e kundërta. Besimtarët muhamedanë, katolikë, ortodoksë e bektashianë kurrë nuk janë sjellë si armiq ndaj njeri-tjetrit për shkak të besimit ndryshe. Shkurt, toleranca fetare në Shqipëri ka qenë dhe vazhdon të jetë një dukuri tipike për popullin tonë. Një konstante e pandryshueshme në historinë e tij kombëtare.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-13

How to Cite

Dervishi, Shaban. 2024. “Toleranca Fetare Si Fenomen Specifik Shqiptar”. Kosova, no. 27 (September). Prishtinë, Kosovë:137-48. https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5335.

Numër

Section

Artikuj