Kosova deri në pavarësinë e vet përjetoi golgotën, çfarë nuk ka njohur asnjë vend Ballkanik*
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5341Abstract
Dramat e mëdha të popujve ndodhin dhe kalojnë: nga dramat e tilla popujt dalin ose si ngadhënjimtarë, duke dëshmuar vendin e tyre në histori, ose zhyten në humnerat e së kaluarës, zhduken nga historia, mbesin pa memorie, shkrihen në njolla të bardha të etniteteve të rëndësishme të dikurshme, në hapësira të zbrazëta e peizazhe, në gjeografinë ku jetojnë, por që nuk quhen sipas tyre. Fridrih Niçe thotë: "Çdo gjë që nuk më mbytë, vetëm sa më forcon!" Popullit shqiptar në Kosovën shqiptare dhe Kosovën e të gjithëve që e pëijetojnë si atdhe të vetëm të tyre, i ndodhi mu ajo: Ata të cilët deshën ta vrasin, e forcuan, dhe veten e shpëmgulën jo vetëm nga Kosova, por edhe nga miti i Kosovës, të cilin e krijuan lahutarët e saj, poetët, priftërinjtë, historianët, rapsodët, duke menduar se mu kjo do të jetë arma e tyre më vrastare pushtuese, paternaliste, robëruese dhe njëherësh arma shpirtërore për shkombëtarizimin e shqiptarëve kosovarë.
* Akademik Jevrem Bërkoviq, Fjalë rasti në manifestimin ndërkombëtar poetik “Kepi i Shpresës së Mirë-Fahredin Gunga”, Mitrovicë, 31.10.2005.
