Tafil BOLETINI: “Përballë sfidave të kohës”, Kujtime 2, Ndërmarrja gazetare-botuese “ALBUM”, Tetovë, 1996, 310 f.

Autorët

  • Fatmira Musaj

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5351

Abstract

Pas vëllimit të parë të kujtimeve të Tafil Boletinit u vijua me vëllimin e dytë me titull “Përballë sfidave të kohës”. Ky vëllim me kujtime rreth jetës dhe veprimtarisë së autorit në vitet 1916-1963 u botua në vitin 1996. Ashtu si vëllimi i parë ai u përgatit me kujdes nga prof. Marenglen Verli. Në vëllimin e parë autori sjell kujtime kryesisht rreth figures dhe veprimtarisë atdhetare të Isa Boletinit. Në vëllimin e dytë ai përshkruan jetën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të atdheut në kohën midis dy luftërave dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të rrethanave të vështira politike që u krijuan për të në Kosovë, ku u vendos në janar të vitit 1916 pas vrasjes së Isa Boletinit, në vitin 1919 ai u detyrua të kalonte në shtetin amë ku dha ndihmesë të rëndësishme në administratën vendore si nëpunës. Për afër 31 vjet, që ai jetoi në Shqipëri nuk e harroi asnjeherë vendlindjen. Disa herë T. Boletini kaloi kufirin me mendimin për të qëndruar e luftuar përkrah popullit të vet, por nga trysnitë dhe survejimet e autoriteteve serbe ai u detyrua të rikthehej në Shqipëri.

Kjo i ka dhënë mundësi atij që nëpërmjet kujtimeve të na njohë me gjendjen politike, ekonomike e shoqërore të trevave shqiptare në të dy anët e kufirit.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-13

How to Cite

Musaj, Fatmira. 2024. “Tafil BOLETINI: “Përballë Sfidave Të kohës”, Kujtime 2, Ndërmarrja Gazetare-Botuese ‘ALBUM’, Tetovë, 1996, 310 F”. Kosova, no. 27 (September). Prishtinë, Kosovë:275-78. https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5351.

Numër

Section

Recension