Dr. Sabile KEÇMEZI-BASHA: “Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, Instituti i Historisë-Prishtinë, 2003, 346 f

Yazarlar

  • Lefter Nasi

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5355

Özet

Studiuesja kosovare Sabile Keçmezi-Basha, pas publikimit të monografisë “Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë (1945-1947), botim i vitit 1998, vjen me punimin e ri “Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, i cili trajton krijimin dhe veprimtarinë e organizatave dhe të grupeve ilegale në Kosovë gjatë viteve 1981-1989. Punën për përgatitjen e këtij punimi, autorja, siç shpjegon edhe në parathënien e tij, e ka ndjerë si një detyrim moral dhe atdhetar për të gjithë ata që u sakrifikuan dhe u dënuan me akuza të rënda e të montuara politikisht, që kaluan vite të tëra nëpër burgje ose u likuiduan fizikisht, vetëm sepse mbështetën dhe argumentuan kërkesat e ligjshme të popullit të vet, të drejtat e tij të nëpërkëmbura e të shtypura me gjak dhe me dhunë. Punimi që i jepet në dorë opinionit publik e shkencor është rezultat i një pune të gjatë hulumtuese, mbështetet mbi një dokumentacion të bollshëm e të vjelë nga arkivat e ish-gjykatave jugosllave. Ky dokumentacion që në përgjithësi është i panjohur për opinionin, na jep të dhëna të shumta për organizatat dhe grupet ilegale, për organizatorët dhe drejtuesit e tyre, për veprimtarinë që ato zhvilluan (për aq sa kishin arritur të evidenconin organet e hetuesisë), për zhvillimin e proceseve gjyqësore, si dhe për mënyrën e trajtimit të të burgosurve politikë etj.

İndirmeler

İndirme verileri henüz mevcut değil.

İndir

Yayınlanmış

2024-09-13

Nasıl Atıf Yapılır

Nasi, Lefter. 2024. “Dr. Sabile KEÇMEZI-BASHA: ‘Organizatat Dhe Grupet Ilegale Në Kosovë 1981-1989’, Instituti I Historisë-Prishtinë, 2003, 346 F”. Kosova, sy 27 (Eylül). Prishtinë, Kosovë:287-93. https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5355.

Sayı

Bölüm

Recension