Mit’hat FRASHËRI (Lumo Skëndo) “Shqiptarë dhe sllavë”. Tiranë, 1998, f. 150.
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5357Abstract
Në kohën kur fatet e Shqipërisë caktoheshin në Versajë në vitet 1919-1920 jashtë vullnetit të shqiptarëve, atdhetari i shquar Mit’hat Frashëri shtroi para vetes një detyrë urgjente që ta shkruajë veprën madhore Shqiptarë dhe Sllavë në Lozanë, e cila u botua në këtë qytet. Ishte periudha kur Shqipëria ishte pre e lakmive shovene fqinje, në njërën anë, dhe kërkesave popullore shqiptarë për t’u realizuar bashkimi kombëtar, në anën tjetër.
Lobet e fuqishme serbe, bullgare dhe greke përmes sistemeve të koordinuara të falsifikimeve përpiqeshin që ta masakronin historinë dhe realitetin shqiptar. Duke i paraprirë mbrojtjes së interesave kombëtare, në Shkodër më 1 maj 1918 qe themeluar Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Edhe Mit’hat Frashëri, përmes kësaj vepre të argumentuar shkencërisht tentoi ta sensibilizonte opinionin ndërkombëtar, duke e njohur me realitetin shqiptar dhe duke i demantuar përrallat mbi Serbinë e vjetër.
Mendojmë se përpiluesi i parathënies së veprës, Eugen Shehu, e cilëson me të drejtë autorin e veprës si njërin ndër themeluesit tanë të historiografisë dhe të analizës historike, i cili trashëgonte njohuri të gjera enciklopedike nga Samiu, urtësi dhe mail Shqipërie nga Naimi dhe energji e stoicizëm nga i ati, Abdyli.
