Dr. Fejzulla Shabani, “Shqiptarët e Maqedonisë 1908-1913”, “AZA-Sesoft”, Tetovë, 1996, fq. 338

Autorët

  • Daut Bislimi

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi20-21.5388

Abstract

Autori i këtij botimi konstaton se Lëvizja Kombëtare Shqiptare çonte drejt afirmimit të kombit dhe formimit të shtetit kombëtar, kah vendosja e rendit borgjez dhe drejt zhvillimit të kulturës në bazën e gjuhës letrare kombëtare shqipe. Njëra ndër kërkesat themelore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare është kërkesa për gjuhën, shkollën dhe shkrimin shqip. Kështu, përfaqësuesit e shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të mbledhur në nëntor të vitit 1908 në Manastir, arritën të shtrojnë themelet e një alfabeti të vetëm shqip pa të cilin nuk mund të mendohet zhvillimi i kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar.

Në themel të çështjeve e problemeve, që trajtohen në këtë botim, qëndron puna me pasion dhe me seriozitet të konsideruar në fushën e kryengritjeve të mëdha shqiptare 1908-1912, duke trajtuar ndër shqiptarët e Maqedonisë të periudhës në shqyrtim edhe problème të mprehta politike, arsimore, ekonomike, sociale etj. Autori jo vetëm që i ka ndjekur prej vitit në vit kryengritjet me karakter gjithëkombëtar, por i ka parë ato të lidhura ngushtë me gjendjen në territoret shqiptare para e pas shpalljes së pavarësisë.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-19

How to Cite

Bislimi, Daut. 2024. “Dr. Fejzulla Shabani, “Shqiptarët E Maqedonisë 1908-1913”, ‘AZA-Sesoft’, Tetovë, 1996, Fq. 338”. Kosova, no. 20-21 (September). Prishtinë, Kosovë:289-92. https://doi.org/10.62609/ks.vi20-21.5388.

Numër

Section

Recension