Vepra e parë në gjuhën frenge mbi Skënderbeun

Autorët

  • Ymer Jaka

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi18-19.5400

Abstract

Qëndresa shqiptare kundër pushtimit osman në shekullin XV, nën udhëheqjen e Skënderbeut, bëri jehonë të madhe jo vetëm në kohën kur shqiptarët iu vunë si ledh i pakapërcyeshëm synimeve të Perandorisë Osmane, për ta zgjeruar pushtimin e saj në Evropë, por jehona e kësaj qëndrese u dëgjua edhe në shekujt vijues. Ajo u bë objekt trajtimi i një vargu të tërë veprash historike e letrare, të botuara në më shumë se 20 gjuhë.

Veprat në gjuhën frenge, gjuhë kjo që shekuj me radhë pati një rrezatim të gjerë, zënë vend të rëndësishëm në bibliografinë e Skënderbeut. Këto vepra nisën të botoheshin në Francë që në gjysmën e parë të shekullit XVI e vazhduan të botohen deri në ditët tona. Mirëpo derisa në shumicën e gjuhëve të tjera Skënderbeu u bë i njohur nëpërmjet historisë së Barletit, në Francë shtegun e njohjes së këtij personaliteti historik e hapi një biografi tjetër i tij, Dhimitër Franku, arkëtar i Skënderbeut, i cili është më pak i njohur se bashkëkohësi i tij, biografi në zë i Skënderbeut, Marin Barleti.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-23

How to Cite

Jaka, Ymer. 2024. “Vepra E Parë Në gjuhën Frenge Mbi Skënderbeun ”. Kosova, no. 18-19 (September). Prishtinë, Kosovë:38-47. https://doi.org/10.62609/ks.vi18-19.5400.

Numër

Section

Artikuj