Prizreni prej tanzimatit deri te Lufta e Parë Ballkanike (1839— 1912)

Autorët

  • Skënder Rizaj

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi17.5445

Abstract

Qyteti (şehir) dhe qyteza (kasaba) edhe në këtë periudhë historike të Perandorisë Osmane ishin qendra administrative, ekonomike, shoqërore dhe ushtarake. Të gjitha këto qendra ishin të një tipi.

Pamja e jashtme e këtyre vendbanimeve ishte e këndshme. Çdo gjë ishte e mbytur në gjelbërim të bahçeve, të cilat i rrethonin këto shtëpi. Minaret e holla dhe të larta, sahat-kullat dhe baxhat e oxhaqeve që ngriheshin mbi kulmet e shtëpive, ishin karakteristikat e jashtme të qyteteve dhe të qytezave të Kosovës, që ishin të tipit oriental. Rrugët (sokaqet) ishin të ngushta, të shtrembëta dhe të shtruara me gurë (kalldërm). Bezistanet (qarshi e mbyllur) ishin të errta me qepenga (kanate) të gjera. Kishte edhe karvansaraje. Këto ishin me oborr të madh, por të ndytë. Shtëpitë dhe bahçet ishin të rrethuara me mure nga qerpiqi, mure këto që pengonin të shiheshin shtëpitë me bahçe. Qesmet (krojet) që mbaheshin mirë gjendeshin në qoshe të rrugëve dhe në shtëpitë, kurse varrezat e gjata dhe të gjera ishin në brendësi të qytetit ose nëpër xhamia. Këto, pra, ishin karakteristikat e brendshme të qytetit.

Çdo qytet i kishte mëhallët e veta. Në qytetet e Kosovës nga viti 1878 ekzistonin edhe mëhallët e posaçme të muhaxhirëve (mëhallèt e muhaxhirève), të krijuara nga muhaxhirët (refugjatët) shqiptarë të larguar nga Toplica. Po ashtu, ekzistonin edhe mëhallët e jevgjve. Ndonëse mbizotëronte elementi mysliman, në qytetet e Kosovës mëhallët, në kuptimin e ngushtë të fjalës, nuk ishin të ndara sipas përkatësisë fetare, sepse edhe në mëhallët myslimane kishte aty-këtu ndonjë shtëpi krishtere dhe anasjelltas.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-09-25

How to Cite

Rizaj, Skënder. 2024. “Prizreni Prej Tanzimatit Deri Te Lufta E Parë Ballkanike (1839— 1912)”. Kosova, no. 17 (September). Prishtinë, Kosovë:227-48. https://doi.org/10.62609/ks.vi17.5445.

Numër

Section

Artikuj