Pozita shoqërore e gruas në Kosovë nga fundi i shekullit XIX deri më 1920
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi17.5463Abstract
Tabloja historike e ngjarjeve të periudhës nga fundi i shek. te kaluar e deri më 1920 do të ishte e njëanshme sikur të lihej anash pozita shoqërore e gruas. Për ndriçimin e një terne të këtillë vështirësi në veti paraqet mungesa e materialit burimor arkival dhe mungesa e literaturës historiografike. Duke pasur parasysh rëndësinë e saj, në këtë punim synojmë, që nga materiali i zbuluar nëpër arkiva, të vilen të dhëna të ndryshme, megjithëse të pakta, me qëllim që të thuret e të hartohet një tërësi.
Kur flitet për pozitën shoqërore të gruas në Kosovë, duke fi[1]lluar nga fundi i shekullit XIX e deri më 1920, duhet pasur parasysh të gjithë faktorët ekonomikë, politikë, shoqërorë dhe kulturo-arsimorë, që kushtëzuan pozitën e saj.
