Organet për zbatimin e reformes agrare dhe të kolonizimit në Kosovë ndërmjet luftërave botërore
Abstrakti
Organet shtetërore dhe administrative në Mbretërinë Sërbo- -Kroate-Sllovene, përkatësisht Jugosllave, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në ndonjë formë tjetër ishin të angazhuara për zbatimin e Reformës agrare dhe të kolonizimit në Kosovë dhe në viset e tjera të vendit, duke filluar prej atvre më të larta e deri tek ato më të ultat, lokale. Formimi i organeve të tilla u bë në fillim të vitit 1919. Organizimi, struktura dhe kompetencat e tjera të organeve pësuan ndrvshime gjatë ekzistimit dhe funksionimit të tyre në këtë periudhë.
Pas nxjerrjes së dekretit Dispozitat paraprake për përgatitjen e reformës agrare në Mbretërinë e re të SKS të 25. IL 1919' dhe Urdhëresës së Këshillit Ministror të Mbretërisë së SKS të dt. 10. IX 1919, për aplikimin e pjesërishëm të Dispozitave paraprake për përgatitjen e Reformës agrare, qe e domosdoshme themelimi i organeve shtetërore, të cilat do të zbatonin Reformën agrare dhe kolonizimin. Këto kompetenca dhe detyra iu caktuan ministrit për Politikën sociale. Me këtë përpiqej të thëksohej se Reforma agrare ishte karakter social.