Komunikacioni, tregtia, turizmi dhe infrastruktura e Prishtinës dhe e rrethinës ndërmjet dy luftërave botërore

Autorët

  • Izber Hoti

Abstrakti

Në këtë punim, në mungesë të materialeve arkivore të mjaftueshme dhe të literaturës së kohës, por edhe të mëvonshme, është bërë një vështrim i shkurtër mbi historikun e komunikacionit, tregtisë, turizmit, urbanizmit, ndërtimtarisë dhe punëve të tjera sanuese në Prishtinë dhe rrethinë ndërmjet dv luftërave botërore. Edhe pse ky vështrim është i shkurtër dhe sipërfaqësor, ka rëndësi shkencore dhe shoqërore.

Trajtimi i tërthortë dhe sipërfaqësor i këtyre çështjeve në studimet e së kaluarës së Kosovës dhe të vendit nuk mjafton për një pasqyrë të përafërt dhe reale të këtij qyteti me rrethin e tij. Ky ishte edhe një nga qëllimet pse u morën në shqyrtim shkencor këto çështje.

Nisma studimore e këtyre çështjeve u bë edhe me shpresë se do të nxisë historianët, ekonomistët dhe profesistët e tjerë që të merren edhe me këto çështje ekonomike të kësaj ane. Në anën tjetër, duke krahasuar një të kaluar jo të largët të kësaj ane shihet rrita shumë e shpejtë dhe e madhe e Prishtinës dhe e rrethinës.

Që ky studim të marrë këtë formë është dashur kohë dhe mund i konsideruar. Kujdes i është kushtuar sidomos hulumtimit, grumbullimit e pastaj shfrytëzimit të materialit arkivor, në të cilin është mbështetur kryesisht ky studim.  

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2024-09-30

Si të citoni

Hoti, I. (2024). Komunikacioni, tregtia, turizmi dhe infrastruktura e Prishtinës dhe e rrethinës ndërmjet dy luftërave botërore. Kosova, (15), 245–255. Retrieved from https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5498

Numri

Seksioni

Artikuj