Marrëdhëniet ekonomike-shoqërore në Prizren dhe rrethinë (191&—1941)
Abstrakti
Prizreni dhe rrethinat e tij në periudhën midis dy luftërave mbetën gjithmonë të prapambetura nga pikëpamja socio-ekonomike dhe kulturore, si pasojë e gjendjes së trashëguar nga politika e padrejtë e qarqeve sunduese.
Rezultati i një niveli të ulët të zhvillimit ekonomiko-social vjen nga niveli i ulët kulturor dhe arsimor i popullsisë së kësaj zone.
Për këtë arsye, këto kushte shkaktuan pakënaqësi, një rezistencë të masave popullore që u ngrit tek shqiptarët në një lëvizje çlirimtare.
Një politikë e tillë e qarqeve sunduese, veçanërisht ndaj masave shqiptare, kishte mbështetjen e partive borgjeze. E vetmja forcë politike që ngriti zërin kundër shtypjes kombëtare të shqiptarëve dhe shfrytëzimit të masave popullore ishte P.K.J. (Partia Komuniste e Jugosllavisë). Për këtë arsye, në Prizren dhe në rrethinat e tij, aktiviteti legal kishte mbështetje në masat popullore.