Gjakova dhe rrethina deri ne vitet "70 te shekllit XIX
Abstrakti
Gjakova shtrihet ne arterien kryesore të Dukagjinit, ndërmjet qyteteve Prizren — Pejë, e që nga të cilat ka një largësi 37,4 km, përkatësisht 36 km.
Qysh në kohën e lashtë nëpër këtë venđbanim kalonte një pjesë e rrugës Via de Zenta, që ishte një ndër rrugët kryesore të Ballkanit. Kjo rrugë fillon nga Shën Gjini në Detin Adriatik, vazbđon nëpër luginën e Drinit të Bardhë në drejüm të Prizrenit đhe shkon në lindje nëpër Kosovë, Nish, Sofje për të përfunduar në Konstantinopojë (Stamboll, J. B.).
Gjakova me rrethinën e saj në kohën që e kemi në shqyrtim, përfshinte një ierritor shumë me të gjerë sesa ka sot. Kështu, në pjesën veriore shkonte deri te tshati Isriiq, duke i përfshirë edhe Rekën e Madhe dhe Rekën e Keqe, në lindje kapte Dushkajën, në jus një pjesë të mirë të Hasit dhe në perëndim tërë Malësinë e Gjakovës deri te Malësia e Shkodrës. Kjo sipërfaqe kaq e gjerë ishte jo vetëm e pasur, por edhe e banuar dendur me popullsi e cila sipas shumë udhëpërshkruesve, diplomatëve dhe shkencëtarêve të kohës ishte e shëndoshë, e pashme, e zhdërvjellët, trime dhe liridashëse. Këto elemente ia kanë shtuar rëndësinë qytetit dhe e kanë bërë atë një qendër me rëndësi ekonomike e politike, të njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë Perandorinë Osmane.