BRKJ dhe zhvillimi i lëvizjes së rinisë në Kosovë në periudhën në mes të dy luftërave botërore
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi8.5527Abstract
Rinia përparimtare e Kosovës pas formimit të shtetit të SKS është ballafaquar me një varg pengesash të reja e të vjetra, por duke i trashëguar virtytet më të larta dhe të çmuashme të etërve dhe gjeneratave të mëparshme është detyruar të luftojë në shumë fronte. Atëherë kur çdokush ishte lodhur nga tmerri që mbolli lufta për shqiptarët, popujt e tjerë të shtypur dhe rininë përparimtare në shtetin SKS, duheshin gjetur forma të reja lufte.
Organizimi kundër shtypjes kombëtare dhe për lirinë njerëzore dhe kulturore, ishte i mundur vetëm me bashkëpunim me rininë dhe forçat e tjera progresive në Jugosllavi. Në këto kushte një gjë e tillë nuk ishte e lehtë, por megjithatë edhe jo e pakapshme.
Lëvizja e rinisë përparimtare dhe komuniste në Kosovë midis dy luftërave botërore është një vazhdimësi e lëvizjes përparimtare të bijve të këtyre trojeve, por në kushte të reja. Deri në atë kohë të gjitha përpjekjet për liri dhe demokraci bëheshin në veçanti (në baza nacionale), kurse rinia si shtresa më progresive e shoqërisë, e kupton e para se pa liri të të gjithë popujve në Kosovë, nuk ka liri vetëm të një kombi.
