Çeta, aradha, batalioni »Bajram Curri«
Abstract
»Populli i Malësisë së GjaJcovës i njohur tradicionalisht për luftë të pareshtur për liri që nga prilli i vitit 1939 e deri në dhjctor të vitit 1941, zhvilloi luftë të një karakteri spontan. Me formimm e PKSH, lëvizja antifashiste hyri në një fazë të re të udhëheqjes politike-revolucionare. Lidbur me këtë deri më 15 maj 1942 KQ i PKSH arriti që në këtë anë të formojë në aspektin politik organizatën e parë të Partisë Komuniste, kurse në aspektin ushtarak Çetën Partizane me emrin »Çeta e Malësisë«. Edhe organizata e Partisë edhe Çeta Partizane e ndihmonin njëra-tjetrën, u vunë në ballë të luftës për liri . . . »Çeta e Malësisë« zhvilloi aktivitet luftarak dhe politik. Dhe në sajë të aktivitetit të Organizatës së Partisë dhc luftës së Çetës më 10 mars 1943 në Berbat të Gashit u zgjodh Këshilli Nacional- çlirimtar për Malësi. KNÇ pastaj u formuan në shumë fshatra. Në sajë të aktivitctit të Këshillit NÇ në Malësinë e Gjakovës, kjo anë u bë bazë e rëndësishme për zhvillimin e LNÇ edhe në Kosovë«
