Formimi dhe rruga luftarake e brigadës V nacionalçlirimtare të Kosovës dhe të Metohisë
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi9-10.5691Abstract
Studimi i formimit dhe i rrugës luftarake të Brigadës V NÇ të Kosovës dhe të Metohisë është mjaft i rëndësishëm. Mirëpo, për këtë problem deri më sot nuk ka asnjë studim.
Ky studim i historisë së kësaj Brigade u bë kryesisht në bazë të dokumenteve arkivale dhe kujtimeve të botuara (në gazeta e revista të ndryshme) dhe kujtimeve të pabotuara e që ruhen nëpër arkive të ndryshme. Duhet theksuar se edhe dokumentet arkivale në daspozicion nuk janë të mjaftueshme dhe nuk japin pasqyrën reale e të terësishme të formimit dhe të rrugës së saj luftarake. Kështu, Brigada në fjalë filloi të mbajë ditar operativ vetëm kah fundi i muajit shkurt të vitdt 1945, ndërsa mungon (nuk është gjetur) lista e luftëtarëve dhe e kuadrove ushtarake, e luftëtarëve të rënë dhe e luftëtarëve të plagostrr. As kujtimet e botuara e të pabotuara nuk janë të pasura e që u përgjigjen të vërtetës shkencore dhe objektive.
