Problemi gjuhësor i përhapjes së krishterimit

Autorët

  • Xhevat Lloshi

Abstract

Përhapja e krishterimit në trevat ku sot flitet shqipja ka qenë një procès i dyfishtë. Nga njëra anë, ishte një mënyrë e re vështrimi për botën dhe njeriun, thelbësisht e ndryshme nga paganizmi i pranishëm prej lashtësie në këto vise, madje sillte me vete edhe institucione të reja, rite e zakone të panjohura, deri edhe veshje të ndryshme e një kalendar të ndryshëm, duke i shoqëruar këto edhe një art i ndërtimit, i pikturës, i muzikës e i zbukurimit. Nga ana tjetër, të gjitha këto risi kërkonin shprehjen e tyre gjuhësore, domethënë leksikun, strukturat sintaksore dhe mënyrat e ndërtimit të teksteve, pasi ekzistenca e një feje është qenësisht një ekzistencë gjuhësore. Prandaj mund të thuhet se në shekujt e parë të erës së re edhe për viset tona ka pasur një problem të madh e të ndërlikuar, që shkurt mund të quhet krishterimi si gjuhë e re

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-16

How to Cite

Lloshi, Xhevat. 2024. “Problemi gjuhësor I përhapjes Së Krishterimit”. Kosova, no. 26 (November). Prishtinë, Kosovë:33-44. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5708.

Numër

Section

Artikuj