Carmina Epigraphica e Kosovës nga koha romake
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5743Abstract
Në mesin e monumenteve epigrafike nga koha romake të zbuluara në trevën e Kosovës një veçanti për nga forma dhe përmbajtaja e mbishkrimit paraqesin tri monumente sepulkrale. Në dy nga ato kemi të bëjmë me vargje: vetëm dhe në kombinim me epitaf, ndërsa te tjetra fjala është për epitaf të kombinuar me varg. Prandaj edhe kemi të bëjmë me poezi epigrafike (carmina epigraphica), përkatësisht epigrame të karakterit sepulkral-poezi sepulkrale apo poezi epitafe (carmina sepulchralis), të cilat rrallë herë hasen edhe në pjesët e tjera të Dardanisë - kryesisht me koncentrim në pjesën jugore-ku janë të pranishme në të dy gjuhët, greke e latine dhe në në të shumtën e rasteve së bashku me epitaf
