Strategjia dhe taktika e veprimeve luftarake të Skënderbeut
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5748Abstract
Populli shqiptar gjatë gjithë historisë së tij ka qenë i detyruar të zhvillojë luftëra të pandërprera kundër armiqve të shumtë e të fuqishëm. Nëpërmjet këtyre luftërave ai ka spikatur vitalitetin, trimërinë e heroizmin e tij të pashoq, duke krijuar një traditë origjinale luftarake. Një nga periudhat më të shkëlqyera te historisë sonë kombëtare, ku populli ynë shpalosi heroizmin masiv për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë se tij, është periudha e luftërave të zhvilluara kundër turqve osmanlinj në shekullin XV nën udhëheqjen e Skënderbeut. Kjo lufitë bazohej në kushtet ekonomike shoqërore të kohës dhe la gjurmë të pashlyeshme në përpjekjet për zgjidhjen e detyrave vendimtare historike për mbrojtjen e vendit, zhvillimin politik, shoqëror e kulturor, si dhe krijimin konsolidimin e rendit shtetëror të pavarur shqiptar.
