Qëmtime mbi shqiptarësinë e Shkupit gjatë pushtimit osman
Abstract
Është pranuar se themeluesit e Shkupit (Skupit) ishin Dardanët, njëri nga fiset më të mëdha ilire, të cilët janë banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik.1 2 3 4 5 Ka mendime se dardanët e Dardania përbëjnë atdheun më të lashtë të shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik. H. Bariq e thotë se ”atdheu ballkanik i shqiptarëve është Dardanid" ? E. Çabej, duke iu referuar N. Joklit, pohon se "Djepi i lashtë i shqiptarëve në Ballkan është Dardania"4 Shaban Demiraj mbështet këtë pikëpamje konstatimin se “Dardania, krahinë Hire, konsiderohet si nëna e shqipes. Këtë ide e mbështet edhe Mikloshiqi e studiues të tjerë.