Pashko Vasa e Ismail Qemali në Siri dhe Liban
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5752Abstract
Ardhja e shqiptarëve si nëpunës të administratës osmane në Siri daton që nga shekulli XVI, kur filluan të emërohen nga Porta e Lartë valinjtë edhe me prejardhje shqiptare për të qeverisur në Vilajetin e Sirisë. Ky fenomen filloi të rritet gradualisht në gjysmën e parë të shekullit XIX, përkatësisht në vitin 1831, me ardhjen dhe vendosjen e ushtrisë së shqiptarit Ibrahim Pasha, duke e çliruar Sirinë nga sundimi osman. Siria ka një territor që në lindje kufizohet me Irakun, në veri me Turqinë, në perëndim me Detin Mesdhe dhe në jug me Libanin e Jordaninë. Pozita strategjike e saj në Lindje ka bërë që për një kohë të gjatë të jetë vendkalim tregtarësh e karvanësh, të ushtrive, shpëmguljeve dhe kolonizimeve. Me fjalë të tjera.
