Likuidimi i Hasan Alise- Remnikut dhe grupit te tij
Abstract
Pas një veprimtarie të bujshme patriotike të NDSH-së, dhe pas një përcjelljeje të gjatë e të gjithanshme të organeve të ndjekjes, krerët e ilegales shqiptare, duke parë se veprimtaria e mëtejshme në kushte të reja ishte e vështirësuar, patën si opsion edhe propozimin e një pjese të krerëve atdhetarë për largimin e saj nga Kosova. Ky propozim krijoi një përçarje midis ilegales në Kongresin e Pestë të saj të mbajtur në malet e Blinajës. Dihej se në Kongres dolën dy propozime: njëri për vazhdimin e veprimtarisë ilegale, duke qëndruar në vend, dhe tjetri të dilej jashtë vendit nëpërmjet kanaleve të ndryshme dhe nga atje organizimi dhe në momentin më të përshtatshëm kthimi në vend duke përmbysur pushtetin e sapoinstaluar komunist dhe shpalljen e bashkimit kombëtar.