Dokumente që ndriçojnë figurën e Musine Kokalarit

Autorët

  • Bakija Gunga

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5760

Abstract

Me qëllim të informimit më të mirë për realitetin historik të figurës së Musine Kokalarit, themelueses së Partisë Socialdemokrate, doktorës së shkencave, shkrimtares dhe publicistës, e shohim të arsyeshme që lexuesit t’i ofrojmë dy dokumente që pasqyrojnë mbrojtjen e saj gjatë gjykimit si dhe kërkesën për amnisti. Musine Kokalari zë vend me rëndësi në historinë shqiptare. Studioi në Fakultetin e Letërsisë dhe të Arteve të Bukura në Universitetin e Romës (1938-1941) ku edhe u doktorua me temën Literatura shqiptare - Naim Frashëri. Edhe pse iu ofrua vendi i punës si asistente në Universitetin e Romës, ajo kthehet në Shqipëri për t’i ndihmuar vendit në krijimin e një shoqërie pluraliste. Si studente botoi librin e parë me tregime “Siç më thotë nëna plakë”, ndërsa në vitin 1944 botoi dy libra të tjerë, “Rreth vatrës” dhe “Sa u tund jeta”.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-16

How to Cite

Gunga, Bakija. 2024. “Dokumente Që ndriçojnë figurën E Musine Kokalarit”. Kosova, no. 28 (November). Prishtinë, Kosovë:287-91. https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5760.

Numër

Section

Artikuj