Plani i çetnikëve për spastrimin etnik të trojeve shqiptare
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5761Abstract
Qarkoija e komandës çetnike, të quajtur Komanda Malore, mbi politikën gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë joserbë në trevat e ish-Jugosllavisë është hartuar më 20 dhjetor 1941. Dokumenti që po publikohet për herë të parë është një plan në formë qarkoreje e trakti dhe është nënshkruar nga Drazha Mihajloviq - komandant, gjeneral i ushtrisë çetnike, dhe Pavle Gjurishiq, kapiten i këmbësorisë. Kjo qarkore i dërgohet për shqyrtim dhe zbatim Gjorgje Laziqit, komandant i çetnikëve të Limit. Dokumenti gjendet në Arkivin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë (Fondi 556 viti 1943, dt. 17 fl. 67), i përkthyer prej serbishtes dhe ka dy faqe të ngjeshura kompjuteri.
