Shqiptarët janë autoktonë në ballkan
Përgjigje njërës prej tezave të Dr. Mihailo Stanishiqit
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5762Abstract
Në mars të vitit 2006 nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë u organizua në Beograd një konferencë shkencore kushtuar historisë, së tashmes dhe të ardhmes së Kosovës e Metohisë (kryetar i Komitetit organizues ishte Prof. Kosta Mihailoviq, ndërsa sekretar Prof. Slavenko Terziq). Në konferencë u paraqitën shumë referate të cilat kishin për objekt territoret e përmenduara më sipër dhe kombet banuese në to (në radhë të parë shqiptarët dhe serbët). Sipas programit, shkencëtarët që paraqitën referatet (apo referatet e të cilëve u paraqitën), ishin jo vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi, por edhe nga Greqia, Kanadaja, SHBA-të, Rusia, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Belgjika, Polonia, Bullgaria, Suedia, Bosnjë-Hercegovina dhe Izraeli. Për fat të keq, midis pjesëmarrësve në konferencë nuk kishte asnjë përfaqësues të shkencës shqiptare nga Shqipëria, apo Kosova, nga ish-republikat jugosllave, apo nga qendra të tjera shkencore, më të largëta.
