Probleme dhe rezultate te arsimit shqip në “Tokat e liruara” (1941-1944)
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5764Abstract
Pas pushtimit të Jugosllavisë, në prill të vitit 1941, nga italogjermanët, mjaft qendra urbane me rrethinat e tyre, deri në atë kohë në Maqedoni, u përfshinë në zonën italiane të pushtimit, njëherazi të bashkuara me Shqipërinë, në kuadër të një administrate të përbashkët. Pikërisht ato territore, që pas pushtimit të Jugosllavisë iu bashkuan Shqipërisë, u njohën me emërtimin “tokat e liruara’. Shqipërisë iu bashkuan: 19 prefektura, 13 bashki, 141 komuna, 1 501 katunde, me një popullsi 840 852 banorë.
