Pranimi i Republikes Popullore te Kines ne Kombet e Bashkuara (1971), aksion i diplomacisë Shqiptare apo ndërkombëtare?

Autorët

  • Hamit Kaba

Abstract

Republika e Kinës ishte një nga anëtaret themeluese të Kombeve të Bashkuara (KB), që me krijimin e tyre në vitin 1945, si dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Pas revolucionit kinez në vitin 1949, kur në kontinent erdhi në pushtet Partia Komuniste dhe Kina u shpall Republikë Popullore, u kërkua zyrtarisht prej saj të anëtarësohej në KB. Gjithashtu ajo e shpalli veten si të vetmen trashëgimtare të ligjshme të Kinës, duke kërkuar edhe nxjerrjen jashtë KB të Çan Kai Shistëve. Politika e jashtme e RP të Kinës që në fillimet e saj u orientua dhe u solidarizua me BRSS-në dhe vendet e tjera komuniste. Në vitin 1950 RPK u përfshi në konfliktin korean, përkrah forcave të Koresë së Veriut, kundër trupave të Kombeve të Bashkuara dhe të SHBA-ve. Pas përfundimit të konfliktit korean, PKK kërkoi të anëtarësohej në bllokun sovjetik, forcoi lidhjet miqësore me Pakistanin dhe vendet e botës së tretë, veçanërisht, me ato të Azisë Juglindore.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-16

How to Cite

Kaba, Hamit. 2024. “Pranimi I Republikes Popullore Te Kines Ne Kombet E Bashkuara (1971), Aksion I Diplomacisë Shqiptare Apo ndërkombëtare?”. Kosova, no. 28 (November). Prishtinë, Kosovë:319-26. https://albanica.al/revista_kosova/article/view/5765.

Numër

Section

Artikuj