Vrasja e Hasan Prishtines sipas gazetes serbe “Politika”
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5767Abstract
Për vrasjen e korifeut të çështjes shqiptare të fillimi të shekullit XX, Hasan Prishtinës, i cili në arealin shqiptar është aq me rëndësi sa edhe historia e lëvizjes për çlirimin nga Perandoria Osmane, nuk është lehtë të shkruhet. Ai ishte njëri ndër prijësit kryesorë të përfaqësuesve shqiptarë në parlamentin osman, në kryengritjet antiosmane nga vitet 1903-1912, prijës ideor i kryengritjeve dhe i luftës së shqiptarëve të Kosovës nga viti 1912 deri më 1930 kundër pushtuesit serb.
