Veprimtaria shkencore e Departamentit te Historisë së Kosovës në Institutin e Historisë - Tiranë dhe bashkëpunimi me Institutin e Historisë dhe Institutin Albanologjik Prishtinë (1979-2005)
Abstract
Shekulli i 20-të është vlerësuar si shekulli i konflikteve të përbotshme. Si gjithë të tjerët edhe kombi shqiptar përjetoi pasojat e përgjakshme të dy lufitërave të nxehta botërore në gjysmën e parë të shekullit dhe cfilitjen e zgjatur të Luftës së Ftohtë që pasoi, në gjysmën e dytë të shekullit. Gjithsesi, në tragën shekullore të kapërcyer, shqiptarët nuk përballuan vetëm dhimbje. Veçanërisht fillimi dhe fundi i qindvjeçarit shënuan momente historike të gëzueshme, pavarësinë në vjeshtën e 1912-ës dhe largimin e trupave serbe nga Kosova në verën e vitit 1999. Në vitin 2006 është parashikuar edhe zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës, që pritet të jetë pavarësia, pikërisht ajo çka shqiptarët kanë dëshiruar dhe merituar.
