Abdyl Frashëri dhe Kararnameja
Abstrakti
Që para shtatë vjetësh në shtypin tonë pati polemika rreth pranisë ose jo të Abdyl Frashërit në Kuvendin e Prizrenit në qershor të vitit 1878, përkatësisht në themelimin e Lidhjes Shqiptare. Debati mbështetet në pohime të cilat janë konsideruar kontradiktore, kryesisht në atë çka ka thënë i bin i tij, Mit’hati. Më 1901,Mid’hat Frashëri nuk e zë në gojë vajtjen e Abdylit në Prizren në qershor të vitit 1878. Aso kohe ai ishte 21 vjeç dhe duhej t’i kishte lexuar kujtimet e të atit për Lidhjen Shqiptare, një vëllim prej 400 faqesh të shkruara në gjuhën turke. Pra, ai ishte në një moshë dhe me një formim të përgjithshëm dhe konkret për temën në ijalë të tillë sa që pohimet e tij është e vështirë të mos merren parasysh. Duke iu referuar faktit të mësipërm është nxjerrë përfundimi, siç thuhet, i prerë," se Abdyli nuk ka marrë pjesë në themelimin e Lidhjes Shqiptare.