Refleksione në politikën e jashtme të shtetit Shqiptar pas vdekjes së Stalinit (1953-1961)

Autorët

  • Hamit Kaba

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi29-30.5792

Abstract

Ardhja e Hrushovit në krye të Partisë Komuniste të BRSS-së, pas vdekjes së Stalinit, u shoqërua me ndryshime të rëndësishme, të cilat prekën në mënyrë të veçantë politikën e jashtme të shtetit sovjetik. Ato ishin ndryshime pozitive, në kontekstin e uljes së tensionit ndërkombëtar dhe përpjekjeve për mirëkuptim në rrethanat e Luftës së Ftohtë. Idetë e paraqitura nga Hrushovi në Kongresin e 20-të të PK të BS-së në shkurt të vitit 1956 dëmtuan rëndë reputacionin e Stalinit dhe, në mënyrë të pandërgjegjshme, rolin drejtues të partisë në botën komuniste. Hrushovi ngriti në doktrinën sovjetike konceptin e rrugëve të ndryshme për në socializëm ose përshtatjen kombëtare të marksizëm-leninizmit në rrethana të veçanta dhe në vende të veçanta.1 Vendimet e këtij kongresi u konsideruan nga Hrushovi si masa të detyrueshme për të gjitha vendet satelite të bllokut komunist. Por ato u përthyen dhe u reflektuan në mënyra të ndryshme. Prirjet liberalizuese dhe nacionaliste në Hungari e Poloni i kaluan caqet e lejuara nga BRSS dhe Hrushovi.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-18

How to Cite

Kaba, Hamit. 2024. “Refleksione Në politikën E Jashtme Të Shtetit Shqiptar Pas Vdekjes Së Stalinit (1953-1961)”. Kosova, no. 29-30 (November). Prishtinë, Kosovë:357-63. https://doi.org/10.62609/ks.vi29-30.5792.

Numër

Section

Artikuj