Skënderbeu dhe Evropa
Abstrakti
Në kuadër të shënimit jubilar të 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, me 9-10 dhjetor 2005 në Tiranë, u mbajt Simpoziumi Shkencor “Skënderbeu dhe E v r o p a Punimet studimore dhe rezultatet e këtij simpoziumi janë publikuar në veprën shkencore, “Skënderbeu dhe Evropa”, Tiranë, 2006, që është objekt trajtimi në këtë punim. Libri në fjalë ka 483 faqe dhe përmban 44 kumtesa shkencore për çështjet e shtruara. Ky libër, studim bosht ka epokën e Skënderbeut: formimin e shtetit feudal mesjetar shqiptar, sferat politike e ekonomike të këtij shteti në raport me shtetet evropiane dhe Perandorinë Osmane; kulturën etnopsikologjike arbërore dhe aspektet reflektuese kulturore të saj në Evropë, në fiishat ndryshme të artit ku edhe u krijuan vepra të rëndësishme. Ky botim ofron kontribute shkencore që ndriçojnë këtë periudhë të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.