Pjesëmarrja e shqiptarëve të Pejës dhe të rrethinës në luftën nacionalçlirimtare (1941 —1945)

Autorët

  • Sylë Dreshaj

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi13-14.5849

Abstract

 Në këtë punim janë bërë përpjekje që sa më realisht të paraqitet pjesëmarrja e shqiptarëve të Pejës dhe të rrethinës në LNÇ nën udhëheqjen e Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovë e Dukagjin. Për këtë temë nuk ka shkruar askush në veçanti deri tash. Për trajtimin e këtij problemi janë shfrytëzuar burimet arkivore të Institutit të Historisë të KQ të LKS, si edhe të Arkivit të Institutit të Historisë të Kosovës, literatura të ndryshme historike, revistat e shtypi i përditshëm, si edhe bisedat e drejtpërdrejta më 50 luftëtarë. Gjatë bisedës me luftëtarët janë bërë përpjekje që të merren ato të dhëna që mund të ndriçonin sadokudo këto ngjarje historike. Në punim, po ashtu është përfshirë çdo dokument që ka kontribuar në ndriçimin e gjendjes ekonomike, politike dhe kulturore të shqiptarëve në periudhën e paraluftës dhe gjatë LNÇ-së, si edhe për pjesëmarrjën e të gjitha strukturave shoqërore në LNÇ

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-11-24

How to Cite

Dreshaj, Sylë. 2024. “Pjesëmarrja E shqiptarëve Të Pejës Dhe Të rrethinës Në luftën nacionalçlirimtare (1941 —1945)”. Kosova, no. 13-14 (November). Prishtinë, Kosovë:279-300. https://doi.org/10.62609/ks.vi13-14.5849.

Numër

Section

Artikuj